
Bastian Schweinsteiger është emri i radhës që del si kandidat i mundshëm për postin e Drejtorit Sportiv te Bayern Munchen.
Edhe pse ish-mesfushori i bavarezëve u transferua në janar në kampionatin e futbollit të SHBA-ve te skuadra e Chicago Fire, ai shihet si një kandidat potencial për të qenë Drejtor Sportiv te kampionët e Gjermanisë.
Gjithsesi, ende asgjë nuk është zyrtare, ndërsa Schweinsteiger ka dhënë sot një intervistë për "Goal.com".
I pyetur se cilin lojtar do të afronte te Bayern Munchen nëse do të jetë Drejtor Sportiv, mesfushori gjerman u shpreh: "Do të doja Neymar. Është një futbollist me cilësi të jazhtëzakonshme. Por, nuk e di nëse ai do të pranonte të vinte te Bayern.
Jam i sigurt se brenda 2-3 vitesh, Bayern Munchen do të fitojë sërish Champions League", tha Schweinsteiger