Garimet me makinat e shpejta janë një ëndërr për këdo, por që një shqiptar të dilte përpara djalit të legjendës së Formula 1, pak kujt ia kishte marrë mendja. Lirim Zendeli, është 16-vjeçari shqiptar, i cili sot u ngjit në podiumin e Formula 4, ku u rendit i dyti në garë.
Vendin e parë e mori Mike David Ortmann dhe pas tij ishte djali i Michael Schumacher, Mick. Zendeli garon për flamurin e Gjermanisë në sezonin e tij të parë në garat e makinave në Formula 4. Ai ka ëndërr që të ngjitet sa më lartë, që një ditë të garojë në Formula 1, që është dhe e elita e garave me makina.
“Ekipi ynë është i mrekullueshëm. Nuk ka sesi të mos jetë më mirë. Ne përfitojmë nga njëri-tjetri. Ritmi i garës ka qenë shumë i shpejt. Kam garuar pa presion dhe kam dhënë më të mirën time”, tha Zendeli pas garës.