
Daniel Ricciardo thotë se nuk ka diçka të tillë si shoferi i përsosur, por ai renditi katër kalorësit kryesorë që sipas tij kanë qenë konkurrentët më të fortë në Formula 1.
Riçiardo ka qenë në titujt kryesorë javën e kaluar për shkak të lëvizjes së tij te McLaren, ku po zëvendëson Carlo Sainz. Së fundmi 30-vjeçari është pyetur se cilët nga shoferët e historisë së Formula 1 do të cilësohej si shoferi ideal.
Asnjë surprizë, Michael Schumacher është emri i parë që ai përmendi. Schumacher aktualisht mban rekordin me 7 Kampionate Botërore të fituara, rekord që Leëis Hamilton thuajse po e arrin, pasi aktualisht ai është fitues i 6 Kampionateve Botërore. Por Riçiardo u shpreh se nuk mendon që Michael Schumacher është shoferi më i shpejtë ndonjëherë, por vendosmëria e tij në pistë solli ndryshim.
"Unë do të zgjidhja Michael Schumacher për shkak të këmbënguljes që e karakterzionte në pistë. Unë nuk mendoj se ai ishte shoferi më i shpejtë, por vendosmëria e tij vërtet solli ndryshim", tha ai për revistën e Formula 1.
4 hëre kampioni i botës dhe drejtori ekzekutiv i Renault Sport, Alain Prost, është emri tjetër që përmend Riçiardo.
"Tjetra në listën time është inteligjenca e Alain Prost, e kombinuar me shpejtësinë e tij të pastër", tha ai.
Ayrton Senna da Silva, është emri i tretë që përmend Riçiardo, i cili zotëron 3 Kampionate Botërore.
Në fund australiani nuk lë pa përmendur legjendën Mario Andretti, fitues i 1 Kampionati Botëror.
"Më në fund, cilësia e Mario Andretti për të lëvizur mirë nga një klasë formule në tjetrën, siç bëri kur shkëmbeu Indycars për Formula 1" , përfundoi Ricciardo.