Sampdoria do përballet me Lazion në orën 18.00, në javën e 16-të të Serie A. Pak minuta më parë janë publikuar edhe formacionet.
Kryeqytetasit e nisin me Strakoshën dhe Hysaj nga minuta e parë. Tekniku i lacialëve, Sarri, e ka parë të arsyeshme t’i besojë Strakoshës sonte, çka nuk e ka bërë shumë herë këtë sezon.Samp është e 15-ta në rënditje, ndërsa ekipi Biancoceleste është e 10-ta. Më poshtë njihuni me rreshtimet
Sampdoria (4-4-2): Audero; Bereszynski, Ferrari, Chabot, Augello; Candreva, Thorsby, Ekdal, Verre; Quagliarella, Gabbiadini.
Lazio (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Luiz Felipe, Acerbi, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Basic; Pedro, Immobile, Zaccagni