
Humbja 6-0 ndaj Manchester City-t ka tronditur jo pak pozitat e Maurizio Sarrit në stolin e Chelsea.
Tekniku italian duket se ka mbushur kupën te Blutë e Londrës dhe largimi i tij nga "Stamford Bridge" është thjeshtë çështje kohe. Një situatë që ka detyruar presidentin e Chelsea, Roman Abramovich të nis nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Sarrit.
Dhe sipas "The Sun Sport", kandidati potencial për të marrë drejtimin e Bluve është Zinedine Zidane. Ish-mesfushori i Realit dhe trajner i Mbretërorëve është ende i papunë dhe nëse kushtet e tij plotësohen nga Abramovich, zyrtarizimi i tij në krye të klubit të Chelsea mund të ndodh shumë shpejt.
Poll