
Samu Castillejo
Samu Castillejo me ekip të ri. Sulmuesi spanjoll mbylli në verë aventurën e tij me Valencian, teksa tashmë ka gjetur skuadrën e re. Ish-i i Milanit ka firmosur me kampionët e Superligës së Malajzisë, Johor Darul Ta'zim.
Pas aventurës së gjatë në Europë, 30-vjeçari ka vendosur të largohet për të vazhduar karrierën në Malajzi. Aktualisht skuadra ku Castillejo është transferuar, mban vendin e parë në Superligën e Malajzisë.
Ndërkohë që në Europë, 30-vjeçari spanjoll ka luajtur për ekipe si Malaga, Villareal, Sassuolo, Valencia dhe Milan. Me këta të fundit zhgënjeu dhe pas largimit nga kuqezinjtë, filloi rënia në performanca.
View this post on Instagram
Poll