Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Safet Gjici në qeli, tifozët e Kukësit braktisin ekipin

Shkruar nga NEWSPORT
Safet Gjici në qeli, tifozët e Kukësit braktisin ekipin

Si asnjëherë më parë Kukësi e nis sezonin e ri në Superiore në mënyrën më të keqe. Verilindorët nuk kanë marrë as edhe një pikë në 3 javët e para të kampionatit duke humbur ndaj Vllaznisë, Egnatias dhe Dinamos.

Një situatë jo e mirë në klub që është ndikuar drejtpërdrejt edhe nga situata e presidentit Safet Gjici. Ish-kryetari i bashkisë Kukës u përfshi në një skandal seksual dhe më pas u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion. Kjo situatë ka prekur ndjeshëm edhe klubin e qytetit ku investimet kanë munguar duke bërë që skuadra të mos arrijë rezultate.

Në këtë mënyrë edhe tifozët duket se kanë humbur besimin dhe dëshirën për të ndjekur ekipin e tyre edhe kur luan në shtëpi. Kukësi luajti me Tiranën në ‘Kukës Arena’, në një ndeshje ë u humb sërish me rezultatin 1-2, dhe në shkallët e tribunave tifozët janë shumë të pakët në numër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga