Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Sadikun e ka penalizuar pasaporta për të luajtur në Itali”, Menaxheri Haxhia skanon lojtarët e Kombëtares: I kam thënë Fotos që Tomas Strakosha do të bëhet numri një te Kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT
“Sadikun e ka penalizuar pasaporta për të luajtur në

Sokol Haxhia është një nga menaxherët e sukseshëm shqiptar që operon në Itali. Ai ka nën menaxhim shumë lojtarë të njohur shqiptar, si Ndoji, Sadiku, Fili, Papa, por edhe shumë talente të reja. Në një intervistë për “Fax Neës”, Haxhia ka skanuar disa prej lojtarëve shqiptar që po fliten më shumë në këtë sezon për të ndryshuar skuadër.

“Unë jetoj në Itali ku ka qenë një nga vendet më me shumë pasoja në botë. Është normale që pas një muaj e gjysmë ndalesë të mos kem kontakte me presidentët. Duke filluar që nga kjo javë që kam bërë takimet e para. Nuk dihet se kur fillon apo kur mbaron kampionati e në fund të kampionatit do të flasim për merkato. Mendoj se edhe merkato do të jetë hapur edhe në shtator e tetor”.

Transferimi më I vështirë? “Asnjë transferim nuk është I thjesht, por quhen të vështira kur ato mbyllen në orët e fundit të merkatos. Armando Vejushin e kam transferuar në orën 18:00. Ndoji e ka mbyllur kontratën e tij gjysmë ore nga fundi I merkatos për te Breschia.

Panuçin e kam shok, por bisedimet janë bërë mes tij dhe FSHF-së. Unë I kam dhënë disa këshilla atij kur ishte në drejtim të Kombëtares. Në Arabi kam dërguar Migen Memellin që kishte edhe trajner Dalic, ish trajnerin e Dinamos. Memelli në atë kohë ishte një nga golashënuesit e kampionatit në Arabi”.

Merkato në botë? “Klube si Barcelona apo PSG-ja nuk kanë probleme ekonomike edhe pse është krizë prej pandemisë. Klubet më të vogëla menaxhohen nga president që kanë biznese dhe është normale që do të kenë probleme këtë merkato. Huazimi është krijuar kur klubet nuk kanë mundësi transferimesh”.

Rrahmani? “Ka qenë një nga surprizat e kampionatit italian dhe unë e kam ndjekur edhe te Kombëtarja U-21. Kur ka ardhur në Itali e kam thënë që ky lojtar do t’iu surprizojë pasi I plotëson të gjitha kushtet për të të luajtur në Itali”.

Kumbulla? “Përveç klubeve të mëdha e kërkon edhe Lyon. Dëshira e tij është Interi, por edhe vetë ai nuk e di të sigurt”.

Hysaj? “Është një lojtar që maksimumin e tij e jep me Sarrin si trajner. Sot lexova që do të largohet nga Napoli”.

Rashica? “Një lojtar super i talentuar dhe pas disa vitesh do të jetë ai që do të mbajë lart emrin e Shqipërisë në nivele ndërkombëtare”.

Muriqi? “Janë disa klube që e kërkojnë dhe mund të përfundojë te Lazio duke parë që Tare ka marrë shumë shqiptar në skuadër”.

Sadiku? “Duhet të pyesim Sadiku dhe presidentët. Jam munduar shumë herë ta transferojë në Itali, por pasaporta e tij e ka penalizuar shumë”.

Strakosha? “I kam thënë Fotos Strakoshës para disa vitesh që djali juaj do të bëhet numri një në Kombëtaren shqiptare. Ka shumë talent dhe është një djal i shkëlqyer”.

“Unë kam transferuar shumë lojtarë në kampionatin rumun pasi klubet europiane “peshkojnë” aty. Nëse luan mirë aty mund të kalosh në kampionate më të forta. Turqia është më mirë nga ana ekonomike, ndërsa në Rumani merr pak më pak”.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga