Lojtarët e Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku dhe Andi Lila janë përzgjedhur për të dhënë një nga çmimet në ”Top Awards”. Djemtë të veshur me kostume shkëlqyen në parakalimin mbi tapetin e kuq. Të veshur mjaft bukur ata tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve. Dhe ku më bukur se dy djemtë simpatikë të Kombëtares që ndanë çmimin ‘’femra e vitit’’ në aspektin e muzikës.
Edhe në skenë paraqitja e tyre ishte mjaft e mirë, duket se kostumet sportive iu humbasin djemve shumë nga asetet e tyre të bukurisë.