Administratori i klubit të Sopotit, Andi Matraxhiu është dorëhequr nga posti që mbante prej gati një viti.
Arsyen e largimit të tij, Matraxhiu e ka sqaruar edhe përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ku pohon se ka sabotim nga çdo krah, madje edhe nga brenda skuadrës.
Ish-administratori i klubit të Sopotit pranon se drejtuesit e bashkisë së Librazhdit që janë edhe përgjegjës për klubin e futbollit kanë marrë njoftim se sfida kundër Elbasanit nuk do të luhej ditën e shtunë, por atë vetë (administratorin e klubit) nuk e kishin lajmëruar.

Poll
