
Memphis Depay është sa afër dhe larg Barcelonës. Sulmuesi hollandez ishte pranë transferimit në verë të Juventus, por Xavi zgjodhi ta mbante në skuadër. Megjithatë trajneri i katalanasve nuk ka pasur shumë hapësira për aktivizimin e tij. Siç raporton “Sport” e ardhmja e tij do të vendoset pas Kupës së Botës.
Drejtuesit e Barçës janë relativisht të kënaqur me performancën e tij dhe në këto kushte mund t’i ofrohet një rinovim kontrate në përputhje me situatën financiare të klubit blaugran. Mirëpo e ardhmja e tij mund të jetë edhe larg La Liga-s. Galatasaray ka nisur kontaktet me agjentin e tij për ta pasur në skuadër. Si do të shkojë ky transferim? Vetëm koha do ta tregojë.
Poll