
Kupa e Botës po afron dhe tashmë është vetëm 93 ditë larg nga vërshëllima e parë që do të jetë pikënisja e një muaji tepër interesant.
Janne Andersson, trajneri i Suedisë ka folur së fundmi për një rikthim të mundshëm të ish yllit të Kombëtares, Zlatan Ibrahimoviç. Deri më tani Ibra nuk ka folur në lidhje me këtë çështje, por zëra jo të konfirmuar flasin se ky rikthim mund të ndodhë. Madje Andersson është shprehur se:
"Nëse lojtarët ndryshojnë mendjet e tyre, ata do të më lejojnë ta di këtë, atëherë do të kemi një diskutim. Është kënaqësi që të gjithë duan të luajnë në Kombëtare, por kjo nuk e ndryshon mendimin tim. Unë e respektoj vendimin e tij, çështja është e mbyllur për mua edhe pse do ishte i mirëpritur", u shpreh ai.