
Franca u shkurorzua nga Argjentina me këto të fundit që ia dolën të fitojnë Kupën e Botës. Një finale e çmendur ishte ajo mes “Albiçelestëve” dhe “Gjelave”, me kohën e rregult që u mbyll 3-3, ndërsa u desht “ruleta-ruse” për të vendosur edhe skuadrën fituese.
Pikërisht penalltitë penalizuan Francën e Didier Deschamps, të cilët humbën 2 gjuajtje. Sipas mediave të huaja, Kingsley Coman dhe Aurelien Tchouameni nuk ia dolën dot të dërgonin sferën në rrjetë dhe tashmë kundrejt tyre kanë nisur edhe thirrjet raciste në rrjetet sociale. Racizmi vazhdon të mbetet kështu një plagë e pashëruar në futboll, me lojtarët që tashmë duhet të përballën edhe me ofendimet drejt tyre.
Kujtojmë që një vit më parë viktimë e racizmit kishte rënë edhe Bukayoko Saka i Anglisë dhe Marcus Rashford.