
Egnatia feston ngjitjen në Kategorinë e Parë. Skuadra rrogozhinase ka fituar 2-0 sot takimin kundër Adës së Velipojës dhe është kurorëzuar me kupën e fitueses së Grupit A në Kategorinë e Dytë.
Lojtarët e Egnatias ka festuar këtë triumf në sfidën e sotme të zhvilluar në fushën e stadiumit të Rrogozhinës, ndonëse verdiktin që do të luajë në Kategorinë e Parë e ka arritur disa javë më parë.
Egnatia do të diskutojë të mërkurën edhe trofeun e fitueses së Kategorisë së Dytë në sfidën finale me Naftëtarin që është ekipi që është ngjitur në Kategorinë e Parë përmes Grupit B.
Poll