
Një rregull i ri është gati të provohet në futboll. Pas Var-it tashmë është radha e kartonit të kuq të përkohshëm, i cili me shumë gjasa do të marrë dritën jeshile në muajin mars në mbledhjen e IFAB.
Kartoni i kuq i përkohshëm ka të bëjë me përjashtimin e lojtarëve, i cili pritet të testohet nga sezoni i ri fillimisht në FA Cup. Ky karton nënkupton lënien jashtë të lojtarëve për një kohë maksimale prej 10 minutash.
Gjithsesi kohëzgjatja e lënies jashtë po diskutohet, ndërsa mund të jepet karton i kuq i përkohshëm për faulle taktike ose për protesta ndaj arbitrave. Ndërkohë një jtetër mundësi do të jetë që vetëm kapitenët të flasin me gjyqtarët dhe lojtarët e tjerë nuk do të duhet të diskutojnë asgjë me arbitrat.