Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Rrëfehet bashkëshortja e legjendës Arben Minga, Nora: Ju tregoj si u njohëm bashkë, Tirana do ngelet qyteti im

Shkruar nga NEWSPORT
Rrëfehet bashkëshortja e legjendës Arben Minga, Nora: Ju tregoj

Nora Minga, bashkëshortja e legjendës së Tiranës, Abren Minga, në një intervistë të dhënë për RTSH Sport ka folur për shumë tema të ndryshme, që nga koha kur ka filluar basketbollin në moshën 10 vjeçare, e deri tek njohja me Mingën.

Minga është ndarë nga jeta 12 vite më parë, por ai do të mbahet mend si një legjendë e paharruar e klubit të Tiranës.

Ish-lojtari bardheblu ka lënë pas një pasuri shumë të madhe, 2 djemtë e tij, të cilët së bashku me nënën e tyre jetojnë në Kanada.

"Nostalgjia është e madhe, emocionet janë të mëdhaja. Gjithmonë, Tirana do ngelet qyteti im dhe e dua pa fund. Shqipëria është vendi im dhe ato vite aq të bukura që ne kemi kaluar me sportin, janë kujtimet dhe ëndrrat që unë vazhdoj t'i jetoj edhe sot. Janë shumë kupa të fituara, medalje të fituara. Do nxirrja në pah fitoren që kemi pasui në Lojërat Olimpikë Mesdhetare, ku ekipi Kombëtar, u dekorua me medaljet e arta. Ajo ishte një sukses i jashtëzakonshëm për basketbollin shqiptar në ato vite, sepse basketvolli ishte më pak i privuar me sportet e tjera, po ta krahasojmë me volejbollin. I privuar ndaj daljeve dhe aktiviteteve ndërkombëtare dhe ishin shumë shumë të rralla takimet ndërkombëtare që ne bënim në atë kohë dhe për ne ishte një sukses i jashtëzakonshëm, që në aq pak takime, arritëm këtë sukses. Kam qenë 10 vjeç kur fillova të merresha me basketboll. Prindërit e mi donin shumë që unë të haja, sepse isha shumë e hollë, por pastaj profesor Edi, zyshë Bukuroshe Bellova, dhe prefesor Sandri. Ata kërkonin nëpër shkolla të tjera, unë kam qenë tek Jeronim De Rada në atë kohë dhe ata kërkonin elemente të ndryshme dhe aty ata më gjetën dhe më morën. Kështu, prindërit më transferuan nga Deronim De Rada, kam vajtur tek Avni Rustemi dhe atje pikasa si basketbolliste. Më pëlqyen edhe më pas fillova sportin me të rejat, ku ka qenë Kosta Papa, një trajner shumë i mirë. Në Kupën e Republikës, në shkurt të vitit 1982, kemi pasur ndeshje në Korçë, dhe Landa Vogli dëmtohet, ka qenë qendra e Tiranës, dhe nuk kishte mundësi. Në atë kohë unë isha vetëm 15 vjeçe. Më pas hyra unë, e vuaja qëndrimin në stol dhe pata një emocion të jashtëzakonshëm. Tirana e humbi Kupën, por ne atë ndeshje e fituam. Në analizë, profesori na tha që e kemi kumbur Kupën, por ne kemi fituar një lojtare. Shkëputja ime nga basketbolli ishte pak e shpejtë, sepse isha vetëm 32 vjeçe, por ishte problemi i djalit, djalit të madh, që sot është 28 vjeç, në atë kohë ishte vetëm 5 vjeç. Unë Benit gjithmonë i kam dhënë prioritet dhe e kam quajtur më të madh, sepse me të vërtetë ashtu ishte. I thashë Benit të vazhdonte sa të kishte këllqe, sepse unë do rrisja djalin. Me Arben Mingën është klubi i 17 Nëntorit që na ka njohur të dyve. Nuk e mendoja, por ishin rrethana të rastësishme. U njohëm, u lidhëm në dashurinë tonë që u lidh përjetë. Kemi lënë dy fëmijë dhe janë dy fëmijë për të qenë krenarë, sepse kanë ndjekur rrugën e babait dhe të nënës së tyre. Unë jam shumë krenare dhe Beni kudo që është, është shumë krenar. Dhoma e çunave në Kanada, kanë fotografitë e Benit, me trofetë e tij, me medaljet e tij".  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga