Kukësi nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat, teksa prej javësh endet në zonën e mbijetesës. Verilindorët ndodhen në vendin e 9-të në klasifikim, ndërsa prej më shumë se 11 ndeshje pa fitore në kampionat.
Tifozët nuk janë të kënaqur aspak nga skuadra dhe paraqitjet që po bën në këtë sezon, ndërsa nën zë kërkojnë që në ekip të rikthehen lojtarë dhe trajnerë që e ndjejnë fanelën. Ndër to është Rraman Hallaçi, i cili ka reaguar në rrjetet sociale pas mesazheve të tifozëve.
Ish-timonieri ka “shigjetuar” drejtuesit e Kukësit, ndërsa thekson se nga kuksianët nuk i ndan dot askush, teksa në atë skuadër të gjithë shkojnë e vijnë, por Kukësi do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.
[caption id="attachment_721562" align="alignnone" width="488"] Rrahman Hallaci[/caption]