Rally Albania zhvillon ditënh e sotme garën e fundit për këtë edicion. Dje është mbërritur në Tiranë prej Vlorës dhe sot është gjithçka gati për kurorëzimin e garës. Edhe sot do të zhvillohet etapa e fundit por në rethinat e Tiranës në një distancë më të shkurtër se garat e ditëve të tjera. Gjithçka mbyllet nesër me ceremoninë e dhënies së çmimeve për pilotët. Gara ktehehet aty edhe ku nisi një javë më parë me një numër më të ulët pilotësh pasi disa prej tyre nuk mundën ta mbyllnin dot garën.