
Është folur pothuajse gjatë gjithë ditës së sotme se Altin Lala do të merrte një pozicion drejtues te Flamurtari, sidomos për ndërtimin e skuadrës dhe për të bërë merkaton, pasi vlonjatët duan që të rikthehen në pozitat e mëparshme. Megjithatë, kuotat për Lalën kanë rënë dhe vendin e tij do ta marrë një tjetër kuqezi, bëhet fjalë për Altin Rrakllin. Ish-sulmuesi i Shqipërisë për pesë vite radhazi ka qenë trajneri i ekipit të femrave, ndërsa burime pranë klubit kuqezi bëjnë me dije se presidenti Sinan Idrizi ka vendosur që kavajasi të qëndrojë pranë Flamurtarit dhe së bashku me Maganin të nisin ndërtimin e një ekipi që sezonin e ardhshëm të jetë i pathyeshëm.
Poll