Portugalia ka arritur të marrë fitoren e parë në këtë Kupë Bote, duke mposhtur me shifrat 3-2 Ganën. Ronaldo realizoi golin e parë, që theu rekordin si lojtari i vetëm që realizon në 5 botëror.
Në konferencat e fundit për shtyp, lojtarët e Portugalisë ishin lodhur duke u pyetur për Ronaldon dhe intervistën e tij shpërthyese me Piers Morgan.
Kjo bëri që kapiteni dhe golashënuesi rekord të organizonin një presing surprizë ku ai u tha gazetarëve të mos bënin të njëjtat pyetje për kolegët e tij.
Ronaldo u emërua lojtari i ndeshjes nga FIFA dhe kështu ai u thirr për detyra mediatike më pas.
Megjithatë, 37-vjeçari, tani pa klub pas përfundimit të tij nga Manchester United, ishte aty për vetëm 2 minuta e 12 sekonda.
Ronaldo bëri vetëm dy pyetje dhe më pas u emocionua menjëherë. Fjala e tij e vetme e dukshme ishte: "Ky është një moment që më bën shumë krenar. Ai kapitull (United) është mbyllur. Unë jam këtu për të fituar. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi."