
Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen me një reagim në mediat sociale pas spekulimeve se ai dëshironte të largohej nga grumbullimi i Portugalisë në Kupës së Botës, duke këmbëngulur se skuadra është 'shumë e fortë për t'u thyer nga forcat e jashtme'.
Ronaldo pati një krisje marrëdhëniesh me trajnerin e tij Fernando Santos, pas ndeshjes me Korenë e Jugut, ku u mundën me shifrat 2-1. Në ndeshjen e ardhshme kundër Zvicrës, Santos e uli në stol yllin portugez duke nisur nga minuta e parë me Ramos, i cili realizoi një tripletë.
Pas këtij episodi mediat shpërthyen në sulme ndaj Ronaldos, duke pretenduar që ai do të largohej, por çdo gjë është qartësuar nga sulmuesi dhe kapitenin i Portugalisë që hedh poshtë zërat për diçka të tillë.
Postimi:
"Një grup shumë i bashkuar nuk mund të thyet nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm nuk mund ta lërë veten të trembet nga ndonjë kundërshtar. Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, do të luftojë për ëndrrën deri në fund! Besoni tek ne! Forca, Portugali!'