
E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të ejtë në qendër të vemendjes. Portugezi edhe pse e mohoi në Kupën e Botës zërat për transferimin e tij te Al-Nassr përsëri “Marca” vazhdon të këmëbngulë se mes palëve është arritur marrëveshja.
CR7-ta është me familjen e tij në Dubai dhe sipas medias spanjolle këto janë edhe hapar e fundit të vendosjes së pikave mbi “i”. 37-vjeçari do të përfitojë një kontratë që i garanton plot 175 milionë paund në sezon, ndërsa përfitime do të ketë edhe nga reklamat, fitimet që do ta shndërronin në “Sheik” portugezin.
Sipas Marca ky do të ishte edhe supriza e fundvitit për futbollit, pasi tashmë të gjitha kushtet janë gati që ish-sulmuesi i Realit të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite, duke ditur kështu që klubet europiane nuk kanë shumë interes për të.