
Ronaldo Nazario, ish-ylli i Real Madridit dhe Brazilit, ka dhënë një intervistë ekskluzive për podcastin “Mano a Mano”. Në bisedë ai foli për tema të ndryshme si trajnerët e huaj në Brazil dhe zhvillimi i Vinicius Jr në Real Madrid.
Ronaldo ka komentuar situatën e kombëtares së Brazilit, e cila nuk arriti të kualifikohej në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2022 në Katar, pasi humbi ndaj Kroacisë me penallti në çerekfinale. Ai tha se është i lumtur që sheh Carlo Ancelottin, një trajner i huaj, të marrë drejtimin e “Seleçaos”, pasi beson se trajnerët brazilianë janë shumë konservatorë dhe të vjetëruar.
“Ka 10 trajnerë të huaj në ligë. Ata janë më të përgatitur se brazilianët. E di që po tregohem ‘jopatriotik’ dhe preferoj të huajt, por nuk është ajo. Ne duhet të punësojmë më të mirët”, ka thënë Ronaldo.
Së fundi, Ronaldo vlerësoi performancën e Vinicius Jr në Real Madrid, ku ai është bërë një nga lojtarët më të mirë në botë nën drejtimin e Carlo Ancelotti.
“Ata nuk e përgatitën Vinicius-in dhe nuk e përmirësuan teknikën e tij mirë në Brazil”, tha Fenomeni.
“Ai nuk mund ta kontrollonte topin fare me këmbën e majtë kur mbërriti për herë të parë në Madrid! Tani ai është një nga më të mirët. Të gjithë menduan në Madrid se ai do të kthehej në Brazil pas disa kohësh me ekipin B.
Ai ka kaluar nga uji në verë në 2 vjet. Ata nuk e stërvitën siç duhet në Flamengo”, e mbylli intervistën e tij legjenda e futbollit Brazilian.