Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Ronaldinho nuk buzëqesh më, autoritetet e dinë që është i pafajshëm"

Shkruar nga NEWSPORT
"Ronaldinho nuk buzëqesh më, autoritetet e dinë që

Ish-ylli i Brazilit në futboll, Ronaldinho dhe vëllai i tij vijojnë të qëndrojnë në një burg në Paraguai, me akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Teksa e gjithë situata mendohej se do kalonte lehtë, "magjiku" javët e fundit i ka kaluar i rrethuar nga hekurat.

Për këtë situatë të vështirë është ndalur të flasë miku i tij i ngushtë, Nelson Cuevas. Ish-sulmuesi i River Plate deklaroi për Radio CNN se miku i tij është i trishtuar për këtë situatë dhe i është larguar buzëqeshja nga fytyra.

“Ronaldinho nuk është aspak i lumtur. Sot, për shkak të situatës që po kalon, ai e ka humbur buzëqeshjen. Ndodhet në burg, në një vend ku nuk është mësuar të qëndrojë. Nuk ka asnjë lloj përfitimi, nuk ia ka idenë se ku ndodhet.

Ai ka rënë në kurth, autoritetet e kanë të qartë që është i pafajshëm. Ghaucho përdori një dokument të vërtetë por me përmbajtje false, është thjesht një viktimë”, u shpreh miku i ngushtë i Ronaldinho-s.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga