
Pas humbjes në finale ndaj Sevillas, Roma është kthyer duke bërë llogaritë për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, verdhekuqtë kanë piketuar lojtarët që do të nxirren në shitje dhe ato që janë të paprekshëm.
Tammy Abraham dhe Roger Ibanez me shumë mundësi do të jenë 2 largimet e para nga kryeqyteti nderkohë pritet që kësaj liste ti shtohen edhe lojtarë si: Leonardo Spinazzola dhe Ola Solbakken. Ndërkoh Mourinho ka bërë gati edhe listën e paprekshme, në të bëjnë pjesë 9-të lojtarë. Behët fjaë për Rui Patricio, Mancini, Smalling, Cristante, Matic, Pellegrini dhe Dybala, ndërsa El Shaarawy dhe Karsdorp.
Ndërsa përsa i përket të ardhmes së futbollistit të Kombëtares, Marash Kumbulla klubi ka menduar që ai të jetë pjesë e skuadrës duke mos e përfshirë në listën e shitjes. Së bashku me shqiptarin është Georginio Ëijnaldum, që klubi i Romës nuk ka ndërmend ti nxjerr në shitje.