Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E duan Milani dhe Barça, Roberto De Zerbi: Në mendjen dhe në zemrën time është vetëm një ekip

Shkruar nga NEWSPORT
E duan Milani dhe Barça, Roberto De Zerbi: Në mendjen dhe në

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi është një nga më të preferuarit nga skuadrat “big” të futbollit europian. Tekniku italian pëlqehet nga skuadra si Milan, Manchester United, Liverpool, Bayern Munich por edhe Barcelona. Vera pritet që të jetë “zjarr”, me skuadrat që do të kërkojnë më çdo kusht shërbimet e tij.

Pikërisht për këtë temë, ka folur vetë De Zerbi në konferencën për shtyp para ndeshjes që ekipi i tij do të luajë përballë Fulham. 44-vjeçari shprehet se momentalisht është i fokusuar vetëm te Brighton dhe këta të fundit i ka në mendje dhe zemër.

“Në mendjen dhe në zemrën time është vetëm Brighton. Do të doja ta mbyllja sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam një kontratë. Fokusi im është te Brighton, 100%”, tha De Zerbi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Fulham.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga