Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Robert Mancini reagon pas dorëheqjes: Nuk do e harroj kurrë…

Shkruar nga NEWSPORT
Robert Mancini reagon pas dorëheqjes: Nuk do e harroj kurrë…
Roberto Mancini ditën e djeshme dha dorëheqjen nga kombëtarja italiane. Një vendim i bujshëm, i cili u zyrtarizua menjëherë nga Federata italiane e Futbollit. Një ditë pas dorëheqjes ka reaguar timonieri italian, i cili pavarësisht se kishte kontratë me Italinë deri në vitin 2026, përsëri vendosi të largohej.  58-vjeçari fitoi me kombëtaren Euro 2020, ku sipas tij do të mbetet kujtimi më i bukur në 5 vitet e qëndrimit të tij. “Dorëheqja si trajner i Kombëtares ishte zgjedhje personale. Falënderoj Presidentin Gabriele Gravina për besimin, së bashku me të gjithë anëtarët e FIGC (Federata Italiane e Futbollit). Përshëndes dhe falënderoj të gjithë lojtarët dhe tifozët që më kanë shoqëruar në këto 5 vite. Do të mbaj gjithmonë në zemër fitoren e jashtëzakonshme të Kampionatit Evropian 2020”, deklaroi Mancini. Kujtojmë se Mancini flitet se do të drejtojë kombëtaren e Arabisë Saudite. Drejtuesit arab i kanë ofruar një shumë marramendëse, plot 60 milionë euro në një sezon.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Roberto Mancini (@mrmancini10)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga