Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

50 milionë euro për dy sezone, Riyad Mahrez drejt Arabisë Saudite

Shkruar nga NEWSPORT
50 milionë euro për dy sezone, Riyad Mahrez drejt Arabisë Saudite

Arabia Saudite po tërheq çdo ditë e më shumë lojtarë nga Europa. Lojtarin i radhës që pritet t’iu bashkohet yjeve që kanë zgjedhur shtetin arab është Riyad Mahrez.

Sipas “Sports Zone” algjeriani po mendon të largohet nga Manchester City  dhe raportohet se ka arritur marrëveshjen me Al Ahli për dy sezonet e ardhshme. Skuadra arabe i ka ofruar 50 milionë euro për dy sezone lojtarit, i cili aktualisht ka kontratë të vlefshme më anglezët deri në vitin 2025.

Nëse ky operacion do të realizohet, Mahrez do të gjente te klubi arab dhe dy lojtarë të tjerë të larguar nga Premier League si Roberto Firmino dhe portierin Edouard Mendy.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga