
Në javën e dytë të kampionatit rus, skuadra e Odise Roshit dhe Bekim Balajt është mundur me rezultatin e thellë 4-0. Shkodrani ka qenë në fushë që nga minuta e parë, por Krasnodar në ndeshjen që e zhvilloi në fushën e saj e mundi Terek Groznin me rezultatin e thellë.
Odise Roshi nuk është grumbulluar as në 18-she, ndërsa Balaj u zëvendësua në minutën e 58-të, kur rezultati ishte 2-0 për skuadrën vendase.
Aktualisht Krasnodar mban vendin e parë në klasifikim me 6 pikë dhe me golavarazh +7. Me këtë fitore skuadra ruse, e cila është dhe kundërshtar me Partizanin në “play-off”-in e Europa League po tregon një gjendje të shkëlqyer dhe se të kuqtë do ta kenë mjaft të vështirë për t’u përballur me ta.
Poll