
Ajo që pritej, ndodhi. Ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës (1-2) ''prodhoi'' një futboll të ashpër, ku ndërhyrjet nuk munguan. Kësisoj, kartonët e verdhë u shndërruan thjesht në një ritual. Gjithsej u dhanë jo pak por tetë kartonë të verdhë. Nga këto, pesë u përkisnin kryeyqtetasve. Kishte vend edhe për një të kuq për Olsi Teqjan (i dyti i verdhë). Në fund të pjesës së dytë, u duk sikur lojtarët humbën toruan.
Nëse shikojmë ndeshjet e Superiores, vështirë se mund të gjesh sfidë kaq të luftuar dhe me kaq ''precedentë''. Në fund të fundit, nervat dhe acarimet në një përballje të një niveli të tillë janë të paevitueshme.
Poll