Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Risi te TIRANA, bardheblutë krijojnë Fan Zone për ndeshjen e Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Risi te TIRANA, bardheblutë krijojnë Fan Zone për ndeshjen e

Tirana luan nesër me Duddelange në transfertë. Sfida e orës 19:30 vlen për turin e parë të Champions League. Bardheblutë kanë bërë me dije se në aneksin e stadiumit “Selman Stërmasi” do organizohet zona e fansave, me tifozët e Tiranës që do kenë mundësinë të ndjekin ndeshjen së bashku.

Afro 120 tifozë të kampionëve të Shqipërisë do jenë në stadium nesër, ndërsa pjesa tjetër ka ftesën për t’i ndjekur së bashku në Fan Zone.

“Për të gjithë ju që nuk do të mund të jeni në stadium në Luxembourg për të ndjekur nga afër ekipin e zemrës, KF Tirana ju fton të ndiqni skuadrën ne Fun Zone-in e krijuar posaçërisht për ju.

Aneksi përballë stadiumit “Selman Stërmasi” do të jetë pika që ju mirëpret për të brohoritur ngjyrat e zemrës dhe për t’i mbështetur në nisjen e rrugëtimit të tyre në Champions League.

Te gjithë bashkë me sytë dhe zemrën te Tirona”, njoftojnë bardheblutë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga