
Risitë në futbollin europian kanë qenë të shumta në vitet e fundit. Që nga vendosja e arbitrave pas portave, shtimi i skuadrave në Kampionatin Europian mga 16 në 24, përdorimi i VAR-it në Kupën e Botës, aplikimi i zëvendësimit të katërt do t'i shtohet dhe një tjetër iniciativë.
Sipas medias së njohur gjermane "Bild" UEFA po shqyrton mundësinë që reduktojë numrin e 48 ekipeve të Europa League në 32. 16 skuadrat do të konkurojnë me 16 tjera në një kompeticion të ri, që ende nuk dihet procedura e kualifikimit dhe kriteret se cilat ekipet ligat kombëtare do të marrin pjesë.
Një event i tillë ka qenë Kupa e Kupave, ku merrnin pjesë ekipet që fitonin kupat e vendeve përkatëse. Ai u mbyll si kompeticion përfundimisht në 1999.