Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

"Rio 2016", shtohet numri i pjesëmarrësve nga Shqipëria

Shkruar nga NEWSPORT
"Rio 2016", shtohet numri i pjesëmarrësve nga Shqipëria

Peshëngritësja Evagjeli Veli do t'i bashkohet kombëtares në Lojërat Olimpike "Rio 2016". Ajo u shpall vendi i pestë në Europë në peshën 53 kilogram dhe tashmë ka marrë ftesën për të përfaqësuar peshëngritjen shqiptare në Lojërat Olimpike.

"Padyshim, Lojërat Olimpike janë ëndërr e çdo sportisti", tha fillimisht peshëngritësja. "Ndonëse kam pasur një dëmtim, do të mundohem të jap më të mirën time në këtë event. Tashmë jam mirë fizikisht, veçse dëmtimi më ka lënë pas me stërvitjen".

"Arritjet ia dedikoj familjes time dhe trajnerit. Përherë kanë qenë mbi kokën time jo vetëm në ditë të mira, por edhe në të këqija". Peshëngritësja do t'i bashkohet Luiza Gegës, Izmir Smajlajt, Sidni Hoxhës, Nikol Merizaj dhe Briken Caljas për Lojërat Olimpike dhe do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë eveniment të madh.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga