
Neymar rinovoi kontratën me PSG-në, deri në fund të vitit 2025. Menjëherë pasi u hodh e zeza mbi të bardhë, për kanalin e kampionëve francez, ka folur ylli brazilian. Në fjalën e tij, ai nuk e fsheh dot lumturinë që do vijojë të jetë pjesë e kësaj skuadre.
"Është një kënaqësi e madhe të zgjas përvojën time te Paris Saint-Germain. Jam shumë i lumtur në Paris. Është krenari të jesh pjesë e këtij grupi, të punosh me këta lojtarë, këtë trajner të shkëlqyeshëm dhe të jesh pjesë e historisë së këtij klubi. Këto janë gjërat që më bëjnë të besoj në këtë projekt të madh.Këtu unë jam rritur si person, qenie njerëzore dhe si lojtar, gjithashtu. Shpresoj të fitoj shumë më shumë trofe këtu" - tha ai.
Poll