
Mbrojtësi i Manchester City-t, Kyle Walker, ka zbuluar se ishte afër një transferimi te Bayern Mynih në këtë merkato verore.
“Kam qenë afër kalimit në Mynih, por në futboll mund të ndodhin shumë gjëra. Mund të merren vendime të ndryshme dhe gjërat mund të ndryshojnë”, është shprehur mbrojtësi anglez.
-Një eksperiencë e re në Mynih?
“Sigurisht që do të doja një eksperiencë të re, por City është një klub i madh dhe nuk mund ta nënvlerësoni atë që ata kanë bërë në gjashtë apo shtatë vitet e fundit.”
-Dashuria për Manchester City-n?
“Thellë në kokën time kam dashur gjithmonë të luaj për këtë klub, por gjithasthtu më duhej të bëja atë që ishte e duhura për mua dhe të ardhmen time. Ishte thjesht një çështje se cili klub më dha më shumë vite mundësie për të luajtur futboll në nivele të larta”, ka thënë Walker.
Kujtojmë që klubi gjerman i ofroi mbrojtësit një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025, teksa me “Qytetarët”, Ëalker ka rinovuar deri në vitin 2026.