
Gazetari i njohur sportiv Adriatik Dosti, ka rikujtuar pas 10 vitesh ish-futbollistin e Tiranës dhe Kombëtares Arben Mingën. Nëpërmjet këtij rikujtimi, Dosti bën dhe krahasimin e ish-futbollistit të Tiranës me ata që veshin sot fanellën bardheblu.
"Si sot 10 vjet më parë në Windsdor të Kanadasë, pushoi së rrahuri shumë larg nga atdheu i tij i dashur zemra e njërit prej futbollistëve më të mëdhenj që ka prodhuar ndonjëherë futbolli shqiptar, e veçmas, ai bardheeblu. Njeriu i mirë, miku i pazëvendësueshëm e qytetari model, Arben Minga.
Ka njerëz të cilët edhe pse të larguar fizikisht nga kjo botë, kujtohen shumë e shumë herë më tepër se shumë prej të gjallëve të kësaj bote çapraze, i tillë ishte dhe mbetet Beni ynë.
Sa e ngushtë e sa e vogël ju rri fanella bardheblu këtyre përfaqesuesve të sotëm të skudrës sonë të dashur e legjendë të futbollit shqiptar, Tironës së shtrenjtë të Ben Mingës.
Sa të vegjel me duken sot të gjithë ata që janë në krye të skuadrës e klubit tonë ikonë, për të cilin Beni ynë i madh shkriu gjithë jeten e tij, sportive e qytetare.
Sa pak qytetari, civilizim, mjeshtëri sportive, mirësi e njerzillik ka mbetur sot në atë qytet e në atë vend të cilin Beni e donte aq shumë.
Sa fatkeqësi është tek mendon që jeta kurnace nuk para të sjell shpesh modele të tilla sportive e njerëzore si ato të të pavdekshmit e të paharruarit tonë Ben Minga.
Ishe, mbetesh e do të kujtohesh kurdoherë pikërisht ai që ishe në të vërtetë Arben Minga, simboli i mirësisë pa fund".