Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Rikthimi në Argjentinë, Messi i emocionuar: Imagjinoja sesi do të ishte të kthehesha si kampion bote por tani s’kam fjalë

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthimi në Argjentinë, Messi i emocionuar: Imagjinoja sesi do të
Kombëtarja e Argjentinës u rikthye të luaj në vendin e saj teksa në orët e para të mëngjsit të sotëm me orën tonë, zhvilloi një miqësore përballë Panamasë të fituar 2-0 me golat e Almadas dhe kryeveprën e Messit nga faulli. Hera e parë që albicelestët ktheheshin në Argjentinë pas festës së Kupës së Botës. Kapiteni, lideri dhe idhulli i skuadrës, Leo Messi me një postim në rrjete sociale shpjegoi emocionet që ndjeu në këtë ndeshje. “Shumë herë imagjinoja si do të ishte të rikthehesha në vendin tim si kampion bote por tani nuk kam fjalë të shpjegoj çfarë ndjej, sa mirënjohës jam për të gjithë njerëzit për gjithë këtë dashuri. Këto ditë janë shumë shumë speciale dhe mund t’ju them vetëm se kam një lumturi të paparë të shikoj të gjithë popullin argjentinas të shijojnë dhe festojnë atë që ishte një sukses për të gjithë. Faleminderit!”-shkruan Messi.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga