Spektakli dhe emocionet e Champions League rikthehen sonte në mbrëmje. Plot 8 ndeshje do të luajnë aktet e radhës të vlefshme për fazën e grupeve. Vlen të veçohet përballja mes Dortmund dhe Interit që do të zhvillohet në orën 21:00.
Gjermanët dhe italianët ndodhen me nga 4 pikë të barabarta në Grupin F. Verdhezinjtë do të tentojnë fitoren përballë tifozëve të tyre, ndërsa skuadra e Antonio Contes do të synojë të përsërisë suksesin e dy javëve më parë teksa arriti t’i thyente gjermanët në “San Siro”.
CHAMPIONS LEAGUE
E martë, 05/11/2019
Ora 18:55| Barcelona – Slavia Prague
Ora 18:55| Zenit – Leipzig
Ora 21:00| Chelsea – Ajax
Ora 21:00| Dortmund – Inter
Ora 21:00| Liverpool – Genk
Ora 21:00| Lyon – Benfica
Ora 21:00| Napoli – Salzburg
Ora 21:00| Valencia – Lille