
Uefa Champions League do luaj sot raundin e dytë për ndeshjet në grupe. Duelet janë të ndara në dy orare, teksa skuadrat big duket se nuk do të kenë shumë punë sot, të paktën në letër. Në orën 18:55 do të ndeshet Lokomotiva e Moskës me Bayerin Munichs, teksa Shakhtar do të presë në Ukrainë zikaltërit e Inter.
Gjashtë duelet e tjera do të fillojnë nga ora 21:00. Në Bergamo, Atalanta do të presë Ajaxin në duelin që pritet të dhurojë një lojë të bukur, për vetë mënyrën e vendsjes së skuadrave në fushë. Atletico Madrid luan me Salzburg, Real Madrid udhëton drejt Gladbach, ndërsa Porto pret Olimpiacos. Në "Anfielld Road", Liverpool do të ndeshet me surprizën e Midtjylland, teksa City do të udhëtojë në Marseille.
Champions League - Sot:
18:55
Lokomotiv Moskoë - Bayern Munich
Shakhtar Donetsk - Inter
21:00
Atalanta - Ajax
Atletico Madrid - Salzburg
Borussia M'Gladbach - Real Madrid
Porto - Olimpiacos
Liverpool - Midtjylland
Marseille - Manchester City