
Antonio Conte është i papunë që pas largimit nga Tottenham pak muaj më parë dhe tashmë është rikthyer të flasë për mediat italiane. Në një intervistë timonieri italian ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi në Serie A.
“Dëshira për të qenë trajner është gjithmonë aty, pasioni për futbolim nuk shuhet kurrë. Nuk po e kërkoj me ankth një skuadër, por nëse do të ndodhte që të kisha ndonjë ofertë serioze, do ta konsideroja, në Itali apo jashtë saj”, deklaroi Conte.
Kujtojmë se italiani është përfolur te disa skuadra për të marrë drejtimin e tyre si në Ligue 1, Premier League, Serie A apo dhe La Liga, por deri në këto momente nuk ka asgjë të konkretizuar.
Poll