Partizani do të luajë sot në transfertë kundër Valmieras, ndeshje e vlefshme për turin e tretë të Conference League. Ky takim që do të zhvillohet në orën 19:00 (me orën shqiptare) pritet me interes nga të gjithë sportdashësit.
Ndërkohë në Letoni duken se nuk do të mungojnë as tifozët e kuq. Përmes një postimi në rrjetet sociale, “Ultras Guerrils”, këta të fundit lajmërojnë për biletat.
“Shihemi në “Skonto Stadium”. Nëse jeni në Riga na kontaktoni për bileta ose informacione të mëtejshme”, thuhej në njoftimin e ultrasve të Partizanit.
[caption id="attachment_702943" align="alignnone" width="471"] Njoftimi i tifozëve të Partizanit[/caption]
Poll