Eric Dier mund të ribashkohet me Harry Kane, por këtë herë tek ekipi i Bayern Munchen. Mësohet se gjermanët kanë arritur akordin personal me lojtarin, me qëllim për ta transferuar atë nga Tottenham.
Dier i cili luan si mesfushor difensiv, por edhe si qendërmbrojtës me shumë mundësi do të largohet në këtë merkato dimërore nga “Spurs”. Ai po sheh se minutat e tij të lojës po reduktohen që nga koha kur në pankinë u ul trajneri Ange Postecoglou.
29-vjeçari ka arritur akord me rekordmenët gjermanë, teksa pëlqehet shumë edhe nga Thomas Tuchel. Ky i fundit mund ta përdorë Dier si mbrojtës qendre, por edhe si mesfushor difensiv. Në të dyja këto pozita bavarezët po hasin shumë vështirësi në këtë sezon, teksa mendojnë të gjejnë zgjidhje tek anglezi.
[caption id="attachment_717946" align="alignnone" width="1600"] Eric Dier[/caption]