Mark Van Bommel nuk është më trajner i Wolfsburg. Klubi gjerman ka vendosur të largojë trajnerin, pas humbjes së djeshme 0-2 ndaj Freiburg. "VfL Wolfsburg ka ndarë rrugët me trajnerin Mark van Bommel" -shkruan klubi.
Van Bommel numëron 13 ndeshje në krye të "Ujqërve" gjerman, ose e thënë ndryshe, ka marrë 1.15 pikë për ndeshje. Më parë, hollandezi ka drejtuar PSV Eindhoven.Wolfsburg renditet në vendin e 9-të me 13 pikë, shumë larg objektivave. Me interes të madh pritet të mësohet se kush do ulet në stolin e skuadrës gjermane.

Galeria fotografike ()
Poll