Rey Manaj është gjithnjë e më larg Barcelonës B. Katalanasit së fundmi kanë afruar në skuadrër sulmuesin Jordi Escobar, që pritet të zërë vendin e lushnjarit. Sulmuesi kuqezi ka pasur disa oferta nga liga e dytë në Spanjë, teksa Barcelona kërkon të arkëtojë disa miliona nga kartoni i 24 vjeçarit.
Klubi katalanas nuk e ka më në plane Manajn, që veç ofertave në Spanjë ka edhe kërkesa në Itali. Duket se Manaj do largohet në këtë merkato, me klubin që bëri hapin e parë, duke afruar në ekip Ecobar që shihet si zëvendësuesi i lushnjarit.

Poll