Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Revolucion në mesfushën bavareze, lojtari i Juventusit në "radarët" e gjermanëve

Shkruar nga NEWSPORT

Bayern Munich po kalon një nga momentet më delikate të viteve të fundit. Bavarezët renditen në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit në Bundesliga, por këtë herë kanë përballë një kundërshtar tepër të fortë si Bayer Leverkusen që akoma nuk njohim humbje në këtë sezon.

Thomas Tuchel në krahun tjetër kërkon që të bëjë një revolucion në ekip, duke nisur nga mesfusha. Trajneri gjerman mendon se është pikërisht ai repart që ka nevojë për ndërhyrje, teksa është “shënjestruar” dhe objektivi që Bayern ka.

Adrien Rabiot është dëshira e Tuchel, me këtë të fundit që e ka kërkuar që në merkaton e shkuar verore. Kontrata e francezit skadon në qershor të këtij viti dhe për bavarezët do të ishte okazion nëse do siguronin shërbimet e tij pa paguar asnjë cent. Në krahun tjetër 28-vjeçari kërkohet edhe nga Inter, ku sipas mediave italiane, klubi nga Milano tashmë e ka kontaktuar.

[caption id="attachment_722995" align="alignnone" width="648"]Adrien Rabiot Adrien Rabiot[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga