
Manchester City fitoi ndeshjen e mbrëmshme përballë Tottenham, e cila ishte e vlefshme për fazën e 1/16-ve të FA Cup. Ishte goli i Nathan Ake në fundin e sfidës, që vendosi dhe fatet e këtij kualifikimi.
Pas kësaj sfide, trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola u shpreh se ishte një fitore e merituar. Por tekniku spanjoll u ndal edhe te Jurgen Klopp, me këtë të fundit që do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit.
“Mendoj se ishte fitore e merituar. Statistikat dhe mënyra e lojës e tregojnë këtë. Ishte me të vërtetë një ndeshje e mirë. I urova djemtë për përformancën.
Klopp? Tani do të fle më i qetë. Ditët përpara ndeshjeve me Liverpoolin, kanë qenë një makth. U trondita nga lajmi, ndjej sikur do të humbë edhe një pjesë e Manchester Cityt. Nuk mund ta përcakotjmë periudhën tonë këtu, pa të dhe Liverpool”, është shprehur trajneri i “Qytetarëve”.