
Santos ka rënë për herë të parë në histori në Divizionin e Dytë në Brazil. Diçka e tillë është përjetuar shumë keq nga tifozët, të cilët menjëherë pas ndeshjes së fundit kanë shkatërruar çdo gjë për rreth stadiumit.
Por keq është përjetuar edhe nga ish-lojtarët, ku Neymar është njëri prej tyre. Sulmuesi brazilian ka luajtur për 4 sezone me Santos përpara se të transferohej te Barcelona në vitin 2013. Ish-sulmuesi i PSG-së është i bindur se ish-ekipi i tij do të rikthehet shumë shpejt në elitë.
“Do të rikthehemi të buzëqeshim”, thekson 31-vjeçari pas rënies së Santos pas 111-vitesh në Serie A në Brazil.
Poll