Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Rekordmen në futboll, BUFFON nuk bën më aventura: Ata nuk kanë më nevojë për mua

Shkruar nga NEWSPORT
Rekordmen në futboll, BUFFON nuk bën më aventura: Ata nuk

Gianluigi Buffon e ka mbyllur njëherë e mirë kapitullin me Italinë. Ish-portieri legjendar i Juventusit deklaroi se ka komunikuar me trajnerin e të kaltërve Roberto Mancini se 4-herë kampionët e botës nuk kanë më nevojë për shërbimet dhe kontributin e tij duke u lënë vend të rinjve.

"Fola me Mancinin; ata nuk kanë nevojë për mua. Ai e di rrugën e duhur që duhet të marrë, nuk e di për presidentin e Federatës Italiane. Jam i kënaqur që Giorgio Chiellini mori shiritin e kapitenit te Juvnetusi dhe Italia, sepse është lojtar që e meriton këtë lloj përgjegjësie. Donnaruma është simbol I vazhdimësisë dhe zotësi, tek I cili është përqëndruar projekti I lojtarëve të rinj për turneun e ardhshëm.

Mendoj se nëse do të aktivizohen Mattia Perin, Alessio Cragno dhe Salvatore Sirigu do të jepnin garanci absolute", u shpreh për "Corriere della Serën" portieri i PSG-së.

Buffon luajti në 2018 në ndeshjen 176-ë më karrierë me Italinë. Tekniku i ri Mancini i ka dhënë besim të plotë portierit të Milanit Gianluigi Donnaruma.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga