
Ndeshja e sotme pritet me interes të lartë në kampin kuqezi. Një fitore do të na sillte më pranë vendit të parë në grup dhe çdo rezultat tjetër është thjeshtë statistikë për Shqipërinë. Në orën 20:45, në stadiumin Bloomfield në Tel Aviv, Edy Reja do të hedhë 11 të besuarit e tij me misionin e fitores.
Moduli është vendosur që në stërvitjen e parë, teksa kanë punuar me formacionin 4-3-1-2. Mëdyshjet e Rejas kanë qenë vetëm në fantazistin e mesfushës me Nedim Bajramin që projektohej titullar. Ditën e sotme Reja ndryshon mendje dhe kërkon të shtojë muskujt në mesfushë.
Qazim Laçi e nis si titullar dhe talenti Asllani do të jetë 10-shi i sotëm. Këtë pozitë Asllani e ka bërë edhe me Empolin në ndeshjen kundër Interit ku arriti të shënojë edhe një gol. Në mbrojtje, surpriza është Ajeti që do të luaj përkrah Ismajlit.
Formacioni i Shqipërisë
(4-3-1-2): Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Hysaj; Abrashi, Gjasula, Laçi; Asllani; Broja, Cikalleshi. Trajner: Edy Reja