Jon Mersinaj është mbrojtësi shqiptar që luan për rradhët e Lokomotivës së Zagrebit në kampionatin kroat. Ai është pjesë e rëndësishme e skuadrës kroate teksa luan titullar sa herë është i gatshëm. Në ndeshjen e fundit të fituar ndaj Goricës, 23-vjeçari ishte ndër më të dalluarit në fushë duke qenë një mur për sulmet e kundërshtarëve.
Sofascore e ka vlerësuar paraqitjen e tij dhe e ka bërë pjesë të formacionit të javës duke i dhënë notën 7.5. Mersinaj ka qenë disa herë në formacionin e javës duke konfirmuar vazhdimisht cilësitë e tij. Një ftesë nga kombëtarja mungon për mbrojtësin në miqësoren ndaj Arabisë por Reja ka preferuar të tjerë.
Formacioni i Javës:
Poll